Atentati me armë zjarri në “Don Bosko”, si paraqitet gjendja e të plagosurve
Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një atentat të ndodhur të martën në zonën e Don Boskos në Tiranë, në një kafene ngjitur me zyrat e OSHEE.
Një person ka qëlluar me pistoletë në drejtim të lokalit duke lënë të plagosur shtetasit Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se shënjestër e atentatit dyshohet të jete Kastriot Elezi. Sipas të dhënave ai është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje ne grup kriminal në Itali.
Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se dy pacientët ndodhen në observim.
Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është stabel, po vijojnë t’ju bëhen ekzaminime dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor. 45-vjeçar Elezaj ka plumb në krah dhe gjoks ndërsa 22-vjeçari Metushi plumb në kembe.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet