Suarez tërhiqet nga kombëtarja, golashënuesi më i mirë në histori për ekipin

4 Shtator 2024 | 13:59

Uruguai nuk do të ketë më në dispozicion golashënuesin e tij më të mirë në histori pas përballjes me Paraguain, Luis Suarez, i cili ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja, vendim të cilin e cilësoi si më të vështirin në karrierë. Tanimë 37 vjeçar e aktivizohet tek Inter Miami në SHBA, sulmuesi vendosi që t’i lërë vend të rinjve, duke preferuar të varë këpucët në gozhdë. Ndeshja e 7 shtatorit do të jetë e tij e fundit, me fanellën e kaltërt.

“Do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Është e vështirë për mua ta them, por më jep qetësi që deri në ndeshjen e fundit kam dhënë gjithçka”, pohoi Suarez.

1 trofe i fituar, Kupa e Amerikës në 2011, por padyshim futbollist që ka shkruar historinë, duke u renditur i pari sa i përket golave, e lënë pas emra të njohur si Cavani apo Forlan. 69 gola në 142 paraqitje për “El Pistolero” e bëjnë atë bomberin e kombëtares, i cili pritet të ketë dhe një ceremony të vecantë në nisje të duelit kualifikues drejt kampionatit botëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026