Në burg për dosjen “Metamorfoza”, KPK shkarkon ish-kryeprokurorin e Kukësit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Xhevahir Litën, ish-kryeprokurorin e Kukësit që prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave me urdhër të SPAK në kuadër të të ashtuquajturës dosja “Metamorfoza”.
Komisioni i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të vendosë në dispozicion kopje të masës së sigurisë ndaj Litës, ku paraqiten edhe provat mbi të cilat janë ngritur akuzat ndaj tij, teksa organi i procedurës iu përgjigj kësaj kërkese, por që mbrojtja e Litës ka kundërshtuar këtë proces duke pretenduar se KPK duhet të mbajë parasysh prezumimin e pafajësisë.
Sipas avokatëve të Litës, klienti i tyre ka mohuar akuzat dhe KPK nuk mund të shprehet për aq kohë sa nuk ka vendim fajësie mbi akuzat e SPAK. Lidhur me akuzat ndaj Litës, rasti i parë ka të bëjë me veprimet aktive të marra prej tij për lirimin nga qelia të Behar Bajrit me të ciline dhe ka kontakte të drejtpërdrejta.
Rasti I dytë lidhet me një hetim për vrasje në mbetur në tentativë, ku tre persona kanë dhënë një shumë dhe prokurori pasi ka rënë dakord për shumën, ka shmangur nga ndjekja penale të dyshuarit, ndërsa SPAK thotë se prokurori Lita si prokuror i çështjes jep orientime për çështjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi