Qeveria bavareze në shënjestër të kritikave për islamofobi

4 Shtator 2024 | 17:45

Autoritetet në landin jugor gjerman të Bavarisë fshinë një video, e cila paralajmëronte për rreziqet e ekstremizmit islamik.

Disa politikanë e përshkruan atë si “mbeturinë raciste” dhe e krahasuan me propagandën e epokës naziste.

Videoja e publikuar në X nga Ministria e Brendshme e Bavarisë më 2 shtator kishte një muzikë serioze në sfond dhe shfaqte një klerik të vizatuar mysliman duke qeshur, teksa gëlltiste një grua të re. Gruaja më pas shfaqet e veshur me hixhab, duke qarë dhe duke pastruar kuzhinën në një martesë poligamie.

Me qëllimin e deklaruar për të paralajmëruar për rreziqet e salafizmit – një lëvizje kjo sunite ultra-konservatore – videoja shkaktoi reagime pothuajse të menjëhershme nga disa ligjvënës gjermanë, të cilët e akuzuan ministrinë për shpërndarje të propagandës së papërpunuar dhe për nxitje të ndjenjave antimyslimane.

“Një videoklip tërësisht racist nga Ministria e Brendshme bavareze! Patetike, sidomos në këto kohë! Në vend të dëbimit dhe nxitjes, ne duhet të mbajmë një qëndrim kundër racizmit antimysliman”, shkroi në platformën X Nicole Gohlke, anëtare e Parlamentit gjerman nga Partia e Majtë.

Videoja u publikua në kohën kur në shoqërinë gjermane, sipas studiuesve, është duke u rritur islamofobia, si dhe numri i incidenteve antimyslimane.

Ajo erdhi, po ashtu, pas suksesit zgjedhor që shënoi partia kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dy lande gjermane, më 1 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026