Një vajzë vritet brenda shtëpisë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor
Një funeral është mbajtur për një vajzë palestineze 16-vjeçare e cila është vrarë nga forcat izraelite në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar në ditën e shtatë të një operacioni të gjerë izraelit.
Sipas BBC, Babai i Lujain Musleh tha se ajo u qëllua në kokë ndërsa shikonte nga dritarja e shtëpisë së saj në Kafr Dan, pak jashtë Jeninit, pasi ushtarët rrethuan një shtëpi fqinje të martën.
“Ajo nuk shkoi në çati, nuk hodhi një gur dhe nuk mbante armë. E vetmja gjë që ajo bëri ishte të shikonte nga dritarja, ushtari e pa dhe e qëlloi”,-tha babai i adoleshentes.
Ushtria izraelite tha se luftëtarët e armatosur qëlluan mbi ushtarët dhe se ata “qëlluan kundër një të dyshuari që i vëzhgoi”.
Ministria palestineze e shëndetësisë thotë se 30 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli nisi atë që e quajti një operacion për të çmontuar “celula terroriste”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje