U gjet e ngordhur në brigjet e Norvegjisë, “balena spiune” e Rusisë është qëlluar

4 Shtator 2024 | 22:05

Një balenë beluga e dyshuar si një spiune ruse e gjetur e ngordhur në brigjet norvegjeze u qëllua, kanë pohuar aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Trupi i kafshës së shëndetshme dhe relativisht të re, me nofkën Hvaldimir, u gjet duke lundruar në një gji në brigjet jugperëndimore të vendit.

Grupet e të drejtave të kafshëve thanë se balena u gjet me plagë plumbash dhe ishte qëlluar në një “krim të tmerrshëm”.

“Ne do të ndjekim drejtësinë për Hvaldimir,” u zotua themeluesja e One Whale Regina Haug në një deklaratë në mediat sociale.

One Whale u themelua për të gjurmuar belugën, e cila u bë e famshme pasi u pa në ujërat norvegjeze pesë vjet më parë.

Balena u pa me një kamerë GoPro të bashkangjitur në një parzmore që lexonte “Pajisjet e Shën Petersburgut” – duke ndezur spekulime se gjitari mund të ishte i përfshirë në spiunazh.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026