“Do e djeg siç dogji vajzën time”, nëna e Melisa Trëndafilit: Po jetojmë me frikë

4 Shtator 2024 | 19:18

Nëna e Melisa Trëndafilit e cila prej ditësh ndodhet në spital pasi bashkëshorti tentoi ta digjte të gjallë, ka folur në një intervistë eksluzive për gazetarin Xhensil Shkëmbi në emisionin “People” në Euronews Albania.

Ana Sino tha se duke qenë se dhëndri i saj është ende në kërkim, ajo ka frikë se mos ngjarje e ngjashme përsëritet, pasi sipas saj nuk ka mbrojtje nga policia.

“Normale që kam frikë. Unë kam marrë me vete fëmijët se për sa kohë ai e bëri këtë mund të bëjë edhe të tjera.  Unë kam 5 ditë këtu, duhet një kujdes për ata fëmijë. Po shikon ndonjë polic të më mbrojë mua? Kujdesi i spitalit është i veçantë, ka ardhur ministria e shëndetësisë, e falenderoj, vajzës i bëhet kujdes special, e falenderoj, por nga ana tjetër nuk ka një polic. Unë nuk kam ndonjë kujdes nga shteti. Unë shtetit i kërkoj që ai të kapet e të marr dënimin e merituar, se ne jetojmë me frikë”,-tha nëna e Melisa Trëndafilit.

Sino kërkoi që policia ta gjejë sa më parë dhëndrin e saj, pasi nëse do e gjente vetë do e digjte atë njësoj si ai i dogji vajzën.

“Më kanë marrë më kanë pyetur shef e operator, mua ça më pyet unë po ta di ku është fshehur e vras vet. Prandaj arrijmë në vetëgjyqësi. Unë po e gjeta do i bëj të njëjtën gjë që i bëri vajzës sime. Unë po ta di ku është do ta them ty? Vete e vras vetë unë”,-tha Ana Sino.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026