“Takoi fëmijët para se t’i hidhte benzinë vajzës” – Flet nëna e Melisa Trëndafilit
Ana Sino, nëna e Melisa Trëndfilit, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhensil Shkëmbi në emisionin ‘People’ në Euronews Albania se ky i fundit kishte takuar fëmijët përpara se të ndërmerrte aktin ekstrem ndaj vajzës së saj.
Ajo tregoi se ditën që e kishte takuar ish-bashkëshortin e vajzës ai i kishte kërkuar ta ndihmonte të bashkohej me Melisën ndërsa i kishte pohuar se nuk do të lejonte kurrë që ajo të martohej me dikë tjetër.
“Atë ditë kam shkuar në fshat te vëllai dhe mora me vete fëmijët e Melisës. Ajo merrte lejen dhe do çonim fëmijët ca ditë me pushime. Ai kishte telefonuar Melisën dhe kishte kërkuar fëmijët, ajo i kishte thënë që i ka marrë mami. Më merr mua në telefon, vjen në fshat te familja ime. Unë nuk i flisja që kur ishte ndarë vajza, hyri në oborr dhe më thotë: ti pse s’më flet? Më thotë kam ardhur të takoj fëmijët. Është ulur në karrige, ka nxjerrë fëmijët, dhe më thotë: pse s’më ndihmon të bashkohem me Melisën? I them: po ti bëre ndonjë përpjekje të bashkohesh me familjen tënde, rri i dehur gjithë kohën. Më ka marrë djali në telefon, 18 vjeç… E pashë që ish-bashkëshorti i vajzës ishte në një gjendje jo normale, i thashë mos i dil përpara. Por ai kishte dalë te rrugica dhe kishte thirrur Melisën. Ai nuk pranonte divorc, jam një xheloz i çmendur, thoshte, nuk dua që ta shohë të martohet me njëri tjetër”, tha nënë e të resë.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës