“Berisha nuk delegon negociata”, Agostini: S’bën dot koalicion me Metën
Gazetarja Sonila Agostini tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se mundësua që Sali Berisha të bëjë një koalicion me Ilir Metën për zgjedhjet e përgjithshme të 2025 është e vogël.
Kjo sipas saj pasi pozita e protagonistëve të politikës shqiptare në vitet e fundit është shumë ndryshe në zgjedhjet e 2025 krahasuar me zgjedhjet e 2021 apo 2017.
Një faktor që siç tha gazetarja do të kushtëzojë konfigurimi në këto zgjedhje është edhe SPAK dhe fati që do të kenë politikanët shqiptarë para strukturës së posaçme deri në zgjedhje.
“Konfigurimi që kemi sot është shumë i ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë sepse pozitat e protagonistëve sot janë shumë të ndryshme. Berisha dhe Meta nuk mund të takohen as fizikisht për të diskutuar çfarë do të bëjnë për 2025, Berisha nuk është nga ata liderë që delegon çështje bisedimesh. Kjo mund të jetë një arsye pse nuk mund të bashkohen për të qenë bashkë në një koalicion. E dyta është SPAK dhe fati që do të kenë politikanët shqiptarë përballë strukturës së posaçme deri në zgjedhje. Janë edhe disa parti të vogla si Dule, Mediu apo PDIU që kanë një hambar tyre të votave”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë