Ndryshimet në qeveri, Basha: Teatër, ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha

30 Korrik 2024 | 19:43

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për votimin e sotëm në Parlament për ndryshimet në qeveri, të cilat i cilëson makiazh të një qeverie të korruptuar dhe të lidhura me krimin.

Basha ironizon po ashtu deputetët e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme, por vetëm pak ditë më parë sipas tij, bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai shtoi se këto janë shfaqje të dala boje, pasi sipas tij, teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.

Postimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.

Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në  korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj.

Nga ana tjetër, teatër-opzita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat.

E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramen për të liruar të korruptuarit e tij.

Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha.

Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij.

Pa vota e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.

Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj.

Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja.

Shqipëria meriton më shumë!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026