Basha: Pazar i ndyrë mes Ramës dhe Berishës për shitjen e zgjedhjeve në tavolinë

22 Korrik 2024 | 12:47

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, shprehet se ka një Pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për mbylljen e listave.

Kjo sipas Bashës është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Basha gjithashtu thotë se çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme.

Postimi i plotë i Bashës:

Pazari i ndyrë për mbylljen e listave është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar hapjen e tyre.

Sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Pas pazarit të amnistisë, pazarit për vulën, dhe goditjeve të koordinuara ndaj SPAK, ata duan t’u heqin qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Për shkak të hallit të përbashkët, Rama dhe Berisha kërkojnë një Parlament të dobët, nën urdhërat e tyre dhe oligarkëve me të cilët ndajnë pushtetin ekonomik dhe politik.

Shqiptarët nuk meritojnë këtë pazar në kurriz të demokracisë, përmes të cilit Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha teatrin opozitar.

Çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme.

Ne e refuzojmë me forcë këtë allishverish mes Ramës e Berishës, dhe i bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë në interes të qytetarëve, e jo për interesat personale të Edi Ramës dhe Sali Berishës që janë bërë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria meriton më shumë!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja vjen pak ditë pas...
17:56 | 23/06/2026

Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global

Këngëtarja kanadeze Celine Dion vazhdon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila...
17:54 | 23/06/2026

Messi dhe Mbappe në qendër të vëmendjes, fitojnë Argjentina dhe Franca

Argjentina mori një fitore tepër të rëndësishme duke mposhtur 2-0 Austrinë, falë një dopiete të Messit, i cili hyri në historinë e Kupës së Botës....
08:05 | 23/06/2026