Basha: Marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave, atentat ndaj demokracisë

25 Korrik 2024 | 19:29

“Demokratët Euroatlantikë” zhvilluan sot një tryezë me partitë politike dhe këshilltarët bashkiakë të forcave të Harkut Opozitar Euroatlantikë.

Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, në fjalën e tij e cilësoi marrëveshjen Rama-Berisha për mbylljen e listave si një atentat ndaj demokracisë shqiptare.

Basha tha se ata që e kanë akuzuar  si bashkëpunëtor të qeverisë Rama, për të janë jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste dhe Rithemelimin.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Atentati ndaj demokracisë shqiptare, i cili është konkluduar ditën e djeshme, do të bëjë pikërisht këtë, të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë tashmë prej 24 orësh e ka marrë vesh i madh e i vogël.

Ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, jo vetëm ortakët e tyre në media, jo vetëm ortakët e tyre në korrupsion dhe lirimin e të korruptuarve, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës, para se Ramiz Alia t’i ndante këtej oficerët e sigurimit dhe këtej spiunët e sigurimit.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026