A do t’i votojë ndryshimet për listat zgjedhore? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shprehur qëndrimin e tij në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, konkretisht për listat.
Sipas Mediut, e rëndësishme ishte që përmes kësaj reforme të mbroheshin zgjedhjet e ndershme dhe të lira, që paramisht në këndvështrimin e tij kjo gjë nuk u bë nga deputetët.
“Unë do votoj kundër, do votoj vetëm për pikën për qytetarët e diasporës. E rëndësishme është që ne në reformën zgjedhore të mbronim interesat e zgjedhjeve të ndershme e të lira për parlamentarizmin shqiptar. Unë nuk kam bindjen që nuk kemi bërë atë gjë që duhej.”-tha ai.
Gjithashtu kreu i Partisë Republikane tha se me ndarjen e listave, ku 1/3 mbetet e mbyllur, kurse 2/3 e hapur, përsëri fuqinë e ka kryetari i partisë, që për interesa të ndryshme zgjedh të vendosë kandidatë të caktuar në krye të listës.
“Unë besoj tek perëndia, jo tek liderët apo uhdhëheqësit e partisë.Lideri i partisë është njeri i gabueshëm dhe çdo udhëheqës partie ka interesat e veta. Gjithashtu edhe çdo kandidat partie ka interesat e veta. Kurse interesat e një shoqërie përfaqësohen nga konkurimi, nga gara mes kandidatëve.”-tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkuan lista të hapura, deputetët shprehen kundër marrëveshjes një ditë më pas
- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Vota e emigrantëve, sukses i madh për PD
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori