Kërkuan lista të hapura, deputetët shprehen kundër marrëveshjes një ditë më pas

25 Korrik 2024 | 17:04

Pavarësisht dakordësisë së arritur një ditë më parë në grupin e dialogut për hapjen pjesërisht të listave për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës deputetë të majtë e të djathtë në oborrin e parlamentit janë shprehur kundër saj.

Ata kanë deklaruar se do të preferonin listat e hapura ku gara të ishte e drejtëpërdrejtë.

“Personalisht mendoj se do ishte më mirë të ishte sistem mazhoritar, të ballafaqohej secili kandidat me atë që ka përballë. Do ishte shumë interesante që gara të zhvillohej drejtpërdrejtë, por vendimi është i tillë.” –tha deputeti i PS, Xhemal Qefalia.

Nuk jam pro listavë të mbyllura, por jam për listat e hapura dhe ishte një sfidë në komision për të gjithë personat që kanë qenë tek tryeza që ishin për reformën zgjedhore, që më pas po këta persona të jenë tek listat e hapura.” –u shpreh i PS, Jurgis Çyrbja.

“Duhej mazhoritar, të ishtë një zonë zgjedhore. Kjo është çështje vullneti politik që brenda partive duhet edhe të bindesh. Nëse më pyet mua për preferencat e mia personale, doja mazhoritar të pastër, unë ashtu jam bërë deputet. Të gjithë këta me mbiemra të çuditshëm nga Braçe tek Llapa duhet të mësohen që të shkojnë të kandidojnë drejtpërdrejtë me njërzit.” –tha deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

“Nëse do të ishte Shqipëria një zonë e vetme zgjedhore, me lista të hapura, unë do kandidoja edhe vtëm, pastaj do ishim në sfidë të hapur, që të zgjidhnin shqiptarët.” –deklaroi deputetja, Flutura Açka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026