Çfarë po tenton të bëjë PS me herësin 7000 vota? Logu: Listat janë 100% të hapura

8 Korrik 2024 | 22:42

Avokati Marash Logu i ftuar në Now me Erla Mëhillin shpjegoi projektligj e propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet zgjedhore, që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në projektligj është edhe propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.

Logu shpjegon se ky ndryshim ky propozim është për të akomoduar dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit herësi 10 mijë vota ishte konsideruar jo proporcional.

Avokati shpjegon se herësi 10 mijë ishte një numër i paarritshëm në shumë qytete të Shqipërisë, prandaj është kërkuar një ulje e numrit.

“Se pari listat janë 100% të hapura, sot që flasim listat janë të hapura e ka deklaruar dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të thotë që kandidatët do të renditen nga numri i votave që kanë marrë, pra kandidati më numrin më të madh të votave do të jetë në vendin e parë. Herësi si mekanizëm nuk ka rënë or masa e tij dhe për sa kohë nuk është caktuar një masë do të thotë nuk mund të apelosh herësin. Ky propozim është për të akomoduar dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit herësi 10 mijë vota ishte konsideruar jo proporcional. Për ta shpjeguar nuk  mund të aplikosh të njëjtin herës në Tiranë dhe në Kukës, sepse herësi në tiranë për tu arritur është shumë më i thjeshtë për tu arritur ndërsa në Kukës apo Gjirokastër është më i vështirë. Prandaj është vendosur të zbulojë një formulë që i përafrohet” tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026