“Presidenti u nxitua për Himarën”, Baçi: Ja çfarë është më shqetësuese në atë bashki

8 Korrik 2024 | 22:38

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, analisti Agim Baçi tha se presidenti Begaj i la shije të hidhur me shpejtësinë me të cilën nxori dekretin për shpalljen e zgjedhjeve të reja të Himarës, pa i lënë mundësi ankimimi Fredi Belerit.

Ai tha se presidenti nuk mund të sillet si të jetë noter i kryeministrit, pasi detyra e tij është të jetë një derë e hapur për t’u konsultuar me të gjitha palët politike.

Baçi tha gjithashtu se gjëja më shqetësuese në Himarë mbetet fakti se çdo emër që del në atë bashki ka edhe një dosje “shoqëruese” në SPAK.

“Çështja në këtë është se presidenti la një shije shumë të hidhur se ai nuk është noter i Edi Ramës, sado nxitim të kishte kjo. Presidenti duhet të tregojë se u përket të gjithëve dhe është një derë e hapur që konsultohen të gjithë.

Ideja që ti pret vetëm Celibashin dhe më pas një letër nga sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë dhe për 60 minuta ti e bën këtë ndërkohë që kishim pritur kaq shumë për një proces të gjatë gjyqësor, konsulta për Himarën duhet të ishte me të gjitha forcat politik siç e kërkon tradita dhe ligji. Nuk e e kuptova këtë nxitim të tij. Gjithsesi unë jam më i shqetësuar se çdo emër që del atje, ka një dosje te SPAK. Duket se çdonjërit që i del emri ka edhe një dosje te SPAK.

Çdonjëri që i del emri, ka edhe SPAK-un njëkohësisht. Kjo është shumë shqetësuese, se do të thotë se kemi një zonë ku nuk është parë asgjë për qytetarin por vetëm kush ka interes, kush është afër qeverisë dhe kush investon atje”,-tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026