Zgjedhjet në Himarë, avokati: KQZ i kaloi kompetencat me mandatin e Belerit, Rama…

8 Korrik 2024 | 22:17

Avokati Marash Logu ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se KQZ-ja veproi jashtë kompetencave të saj duke i hequr mandatin Fredi Beleri.

Ai tha gjithashtu se Presidenti duhet të kishte pritur që të kalonte afati i ankimimit në mënyrë që të nxirrte dekretin me datën e re të zgjedhjeve në Himarë.

“KQZ-ja veproi jashtë kompetencës që i njeh ligji për dekriminalizimin. Rasti kur një kryetari bashkie të zgjedhur apo një kryebashkiaku në detyrë i ndërpritet mandati për shkak se dënohet me një vendim të formës së prerë është Këshilli i Ministrave që vendos shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë. Nuk ishte në kompetencën e KQZ të merrte një rol që i takon qeverisë që ta kryente. Kryeministri nuk ka dashur të ekspozohet më shumë në këtë histori dhe ia la KQZ në derë.

Ligji e parashikon në mënyrë të qartë se kush është organi që vendos shkarkimin e një kryebashkiaku i dënuar me vendim të formës së prerë. Duhet të ishte Këshilli i Ministrave që do të njoftonte presidentin që në Bashkinë e Himarës ka një vakancë dhe Presidenti do duhej të priste të kalonte afati për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, se një kryetar bashkie ka 50 ditë për të ankimuar vendimin, e vetëm pas kësaj Presidenti mund të dalë me një dekret me datën e zgjedhjeve”,-tha Logu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026