“Nuk ka më kredi të shpejta”- Sejko: Klientët e mikrofinancës do të analizohen

5 Shtator 2024 | 15:56

Institucionet e mikrofinancës duhet të japin kredi me norma të ulëta interesi. Këto norma po shqyrtohen nga Banka Qendrore, e cila kërkon që kredimarrësit të vlerësohen për të ardhurat e tyre, para se të aprovohet kredia.

Institucionet jobankare nuk mund të japin kredi të shpejta. Ato duhet të bëjnë analiza risku për individët të cilët kërkojnë hua dhe të mbajnë një normë më të ulët interesi, në mënyrë që të mos rëndojnë qytetarët.

“Do të ketë filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës në këto institucione, duke parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar”, tha Sejko.

Ndryshimet që po vlerëson Banka e Shqipërisë synojnë të rregullojnë aktivitetin e institucioneve që konkurrojnë bankat tregtare, duke dhënë kredi me vlera më të ulëta.

“Për të saktësuar dhe përmirësuar më tej aktet rregullative për institucionet jo-banka, jemi duke punuar me Bankën Botërore për një rregullore të re, do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve nga institucionet financiare jo-banka dhe do të adresohet në disa elemente konkret, siç është analiza financiare e konsumatorëve, më e fortë se e deritanishme. Do të merret në analizë më gjendja e tyre financiare”, tha guvernatori.

Guvernatori Gent Sejko njoftoi rregullat e reja, pas mbledhjes së fundit të këshillit mbikëqyrës, rregulla këto që vendosen pas skandalit me dy institicone financiare që ngritën skema për zhvatjen e mijëra klientëve kredimarrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026