Rreth 600 qytetarë ankohen për mjekët, vetëm 110 kanë kaluar për gjykim disiplinor

5 Shtator 2024 | 16:04

Rreth 600 qytetarë janë ankuar pranë Urdhrit të Mjekut për shkelje të ndryshme nga bluzat e bardha. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se vetëm 110 ankesa apo 17%  kanë kaluar për gjykim disiplinor që lidhen me shkeljet të Kodit të Etikës, duke filluar nga mungesa e etikës së mjekut, neglizhenca apo mjekimet e gabuara.

Në përfundim të shqyrtimit të këtyre procedimeve disiplinore janë dhënë nga organi kompetent 60 masa disiplinore. Që përfshin gjobë dhe deri në heqje license.

Ekspetët e shëndetësisë, në relacionin që shoqëron aktin normative “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “për urdhrin e mjekëve” kanë shprehur mendimin se ky është një numër i ulët i procedimeve në raport me situatën.

“Për një periudhë 18-vjeçare numri i procedimeve ka pasur një mesatare shumë të ulët dhe ende më e ulët ka qenë dhënia e masave disiplinore. Kjo tregon që ky rregullim nuk ka qenë efektiv në rritjen e përgjegjësisë në profesionin mjekësor”.

Ata janë të mendimit që  ushtrimi i profesionit të mjekut në strukturat shëndetësore jopublike nga personel shëndetësor i punësuar me kohë të plotë në strukturat publike ka reduktuar cilësinë e ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët

 “Situata aktuale, ku mjekët punojnë njëkohësisht në sektorin publik dhe jopublik ka krijuar një konflikt interesi dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit shëndetësor publik.”

Për këtë arsye u propozuan ndërhyrje ligjore që kufizojnë orët e punë së bluzave të bardha në sistemin privat dhe  sigurimin e  transparencës dhe llogaridhënien.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026