Nisja e vitit të ri shkollor, Policia plan masash për sigurinë e nxënësve
Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për nisjen e vitit të ri shkollor 2024-2025.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ka marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative në institucionet arsimore.
Po ashtu Policia i ka bërë apel prindërve të nxënësve që të shmangin qarkullimin me automjet pranë shkollave, me qëllim që të mos bllokohet trafiku dhe qarkullimi të vijojë normalisht.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Policia e Tiranës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024 – 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, drejtuesit e shkollave të qarkut të Tiranës, stafet pedagogjike dhe oficerët e sigurisë në shkolla, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë një sërë masash, për garantimin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për çdo nxënës.
Gjatë ditës së parë të shkollës, në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë, do të planëzohen shërbime nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, shërbime të Patrullës së Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Seksionit për Hetimin e Krimeve, për vijimësinë e procesit mësimor, përsa i përket detyrave të Policisë, në drejtim të rendit dhe sigurisë.
Shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë kontakt me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gadishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.
Policia e Tiranës apelon për prindërit dhe çdo drejtuesi automjeti që, ditën e hënë, më datë 09.09.2024, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.
Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, çdo mëngjes, në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia e Tiranës uron nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, suksese në këtë vit shkollor!
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës