Rregullat e reja për mikrokreditë: Klientët do përzgjidhen, sa do jenë interesat

6 Shtator 2024 | 14:31

Shoqëritë e mikrokredive do të përballen me rregulla të reja nga muaji janar. Ato do të duhet të verifikojnë klientët dhe të ulin normat e interesit për klientët gjatë shlyerjes së borxhit.

Rregullat e reja që po vendosen për institucionet jobankare që japin kredi, nuk synojnë vetëm të forcojnë kontrollin ndaj tyre, por t’u vendosin kushte për të moa aprovuar kredi në pak minuta.

Mikrofinanca operon prej shumë vitesh në treg dhe ajo që a dallon nga bankat tregtare është aprovimi i huas pa burokraci dhe dhe kthimi i kësaj huaje me norma më të larta interesi.

Në këtë aspekt, shumë individë e biznese kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre, por shumë të tjerë janë ankuar, nuk e kanë shlyer kredinë e madje për shkak të sjelljes së instititucioneve, edhe janë shtrënguar të marrin kredi mbi kredinë për të shlyer borxhet.

Për të rregulluar sistemin, Banka Qendrore tashmë do të kërkojë nga këto shoqëri të punojnë me standardet e bankave, duke verifikuar klientët për aftësinë e tyre paguese.

Nëse marrim një shembull, për një kredi me vlerë 500 mijë lekë, sipas zgjedhjes së klientit mikrofinanca mbledh në fund të 6 muajve 60 mijë lekë më shumë dhe sa më e gjatë koha për shlyerjen e saj, aq më e lartë bëhët edhe interesi.

Për këtë arsye, Banka Qendrore njofton se do të vendosë kushte edhe për uljen e komisioneve dhe normave të interesit. Rregullorja e re pritet të marrë fuqi, duke filluar nga janari i vitit 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026