Kosovë| Hapet pikalimi i automjeteve në Jarinjë, Bërnjak e Merdare ende të mbyllura
Qarkullimi i automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën.
Dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, është shprehur se bllokadat në pikat kufitare do të vazhdojnë deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë atje me ndërrime çdo gjashtë orë.
Ai e ka quajtur bllokimin një përgjigje të ndërsjellë ndaj masave të vendosura nga autoritetet e Prishtinës për serbët e Kosovës.
Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të kufirit.
“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.
Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinjë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.
Qytetarët Serb bllokuan pjesërisht të premten në mbrëmje rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ata vendosën makina në mes të rrugës afër vendkalimit në Merdarë, duke i kthyer prapa udhëtarët me dokumente të Kosovës.
Protestuesit kërkojnë tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve serbe të mbyllura nga autoritetet e Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil