Spanja “poker” Zvicrës me 10 lojtarë, Ronaldo shënon golin e rëndësishëm

9 Shtator 2024 | 11:14

Kampionat e Evropës nuk kanë zhgënjyer në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ku mposhtën Zvicrën në shfirat 1-4 në transfertë. Edhe pse për një pjesë të madhe të lojës ishin me 1 lojtar më pak pasi Le Normand u ndëshkua me të kuq, kjo duket se nuk ndikoi aspak. Joselu e Ruiz shënuan për iberikët në fraksionin e parë, ndërsa Amdouni ngushtoi diferencën. Në pjesën e dytë Ruiz e Torres vulosën triumfin me Spanjën që shkon 4 pikë. Në vendin e parë në grup qëndron Danimarka që mposhti pastër Serbinë.

Golat e Gronbaek e Poulsen i dhanë fitoren nordikëve, që shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Në përballjet e tjera të Ligës A, triumf regjistruan Portugalia e Kroacia. Ronaldo realizoi golin numër 901 në karrierë, duke i dhënë fitoren në minutën e ‘88 ekipit të tij. Më herët ishte Fernandes që riktheu ekuilibrat, pasi McTominay zhbllokoi shifrat, ndërsa rezultati final ishte 2-1. Për Kroacinë mjaftoi kapiteni Modriç me 1 gol të shënuar për fitoren e parë në grup, ndaj Polonisë.

Në Ligën C fituan Suedia, Sllovakia, Bullgaria dhe Bjellorusia, ndërsa nuk pati fitues Gjibraltar-Lihtenshtejn e mbyllur në shifrat 2-2 në Ligën D.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026