Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë, kush ka 30 vite punë, mbyll karrierën 55 vjeç

9 Shtator 2024 | 13:45

Ditën e sotme pritet botimi në fletoren zyrtare i ligjit të ri për Policinë e Shtetit.

Ky ligj parashikon që efektivët të cilët kanë kryer 30 vite shërbim në Policinë e Shtetit, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55-vjeçare.

Pas mbylljes së karrierës, ata do të përfitojnë 70 % të pagës deri në daljen përfundimtare në pension.

Gjithashtu parashikohet që për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet, masa e trajtimit rritet me 1% të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.

Ligji i ri i Policisë synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i shtetit.

Po ashtu ditën e sotme nis aplikimi për të gjitha ata që duan të garojnë për drejtues qarku apo drejtues i Përgjithshëm i Polocisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026