Kosovë| Kurti pret në takim Lulzim Hetemin dhe autoritetet lokale të Leposaviçit

9 Shtator 2024 | 14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me autoritetet lokale të Leposaviçit, përfshirë kryetarin e komunës, Lulzim Hetemin, për të diskutuar punën e kësaj komune me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për “shërbimet e reja” të ofruara prej agjencive që funksionojnë në kuadër të institucioneve qendrore të Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, është thënë se udhëheqësia aktuale lokale ka krijuar “praktikë të mirë” kur është fjala për ofrim të shërbimeve ndaj qytetarëve brenda sistemit institucional të Kosovës.

“Ata kanë diskutuar edhe për sfidat dhe nevojën për investime kapitale për qasje në ujë të pijshëm, ndriçim publik dhe infrastrukturë, sidomos në fshatrat e kësaj komune”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Kurti ka ofruar ndihmën e Qeverisë, në mënyrë që komuna e Leposaviqit, të mund t’i përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Qeverisë së Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, dhe ministri për Vetëqeverisje Lokale, Elbert Krasniqi.

Lulzim Hetemi është kryetari i Leposaviçit prej majit të vitit të kaluar.

Ai e ka fituar këtë pozitë pas zgjedhjeve të mbajtura, të cilat janë bojkotuar prej komunitetit serb.

Takimi i Kurtit me zyrtarë të Leposaviçit vjen pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur institucione paralele të Serbisë në katër komunat në veri, në fund të muajit gusht, me arsyetimin se ato kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në të gjitha zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë ka pasur institucione të tilla paralele, mirëpo Qeveria e Kosovës e ka mbyllur një numër të konsiderueshëm të tyre, përfshirë autoritetet komunale, Postën e Serbisë në veri dhe Kursimoren e Postës, shkruan REL.

Perëndimi e ka kritikuar me raste Kosovën, për ato që i ka konsideruar “veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026