Admirali i NATO-s takohet me kryeministrin Albin Kurti
Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend.
“Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për mbështetjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga BE-ja”, u tha në njoftimin e publikuar nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Nga Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje për këtë takim të zhvilluar më 27 gusht.
Më herët gjatë ditës, admirali amerikan Munsch u takua edhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.
Ky mision tha se gjeneralmajori Ulutas bisedoi me admiralin amerikan për aktivitetet e misionit të NATO-s në Kosovë për të mbështetur paqen dhe dialogun që zhvillohet në Bruksel.
Vizita e admiralit Munsch në Kosovë vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe KFOR-i kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Kurti, që në këtë kohë të hapet për qarkullim të automjeteve ura kryesore mbi lumin Ibër, shkruan REL.
KFOR-i ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit, sikurse edhe BE-ja. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë po ashtu ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë.
KFOR-i ka prani mbi këtë urë.
Qeveria e Kosovës, ndërkaq, ka thënë se po vazhdon koordinimin dhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë sa i përket hapjes së urës, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, nga Mitrovica e Veriut me shumicë serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos