Komisioni i Ligjeve, Bardhi prezanton nismën: Nuk duhet të ketë pension nën 300 euro
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve, nismën që sipas tij synon rritjen e pensionit minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029.
Përmes kësaj nisme, Gazment Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar.
“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro. Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tendera që pasurojnë oligarkët. Kjo mund të ndodh neqoftëse parat e qytetarëve mirë administrohen dhe nuk shkojnë për fatura që i fut ne xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë”, tha Bardhi.
Amendamenti i dytë kërkon që të heqë afatin kohor të tërheqjes së pensionit. Ligji aktual parashikon se një pensionist mund të lërë të pa tërhequr pensionin e tij deri në tre vite, ndërsa propozimi i Bardhit kërkon që afatet ligjore të hiqen dhe pensionisti ta tërheq atë kur të dëshirojë.
“Pensioni nuk duhet kuptuar në asnjë rast si dhuratë apo mëshirë, por duke qenë se rrjedh nga kontribute shumëvjeçare, si një e drejtë e patjetërsueshme që ka çdo qytetar për të përballuar kostot e jetesës në vitet që nuk është aktiv për punë”, tha Bardhi.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta