Rusia përjashton bisedimet me Kievin, sekretari rus: Nuk negociojmë me terroristë
Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Sergej Shoygu tha të martën se Moska nuk do të angazhohet në negociata me Kievin derisa trupat ukrainase të dëbohen nga territori rus.
“Për sa kohë që ne nuk i kemi larguar ata nga toka jonë, nuk do të ketë negociata,” u zotua Shoygu në një intervistë për televizionin Rusi-24.
Ish-ministri i mbrojtjes dënoi përpjekjet e Ukrainës për të arritur termocentralin bërthamor të Kurskut (NPP), duke thënë se veprime të tilla janë dashakeqe dhe të barabarta me “kulmin e terrorizmit”.
“Këtu ka një çështje të rëndësishme – Termocentrali Bërthamor i Kurskut. Ne nuk bëjmë dhe nuk do të negociojmë me terroristët. Dëshira e tyre për të kryer terror bërthamor në NPP Kursk përfaqëson nivelin më të lartë të terrorizmit. Ata synonin të avanconin dhe kapnin termocentralin, por fatmirësisht dështuan”, theksoi ai.
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë luftimet në rajonin e Kurskut, ku Kievi filloi një inkursion më 5-6 gusht, dhe në Ukrainën lindore, ku Moska vazhdon të pretendojë përparime në fronte të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni