Kreu veprime të turpshme me të mitura, lihen në burg 56-vjeçari në Korçë

11 Shtator 2024 | 09:59

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56-vjeçarin Nesti Zhorbo, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të turpshme me minorene”.

56-vjeçari vetëm pak ditë më parë ka qenë i ulur në një prej lulishteve të qytetit të Korçës  kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura dhe ka tentuar tèi preke në disa pjesë të trupi dy minorenet, Ngjarja është parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka bërë të mundur arrestimi e 56-vjeçarit.

Burime pranë policisë së Korçës thanë se Nesti Zhorbo ka kryer dhe me pare gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës.

Ka qenë organi i akuzës ai që i ka kërkuar gjykatës së Korçës vlerësimin e masës së sigurimit arrest me burg, kërkesë e cila gjykata e ka pranuar edhe në kushte kur avokati mbrojtës ka kërkuar një masë tjetër sigurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026