Mbërrin në SPAK Jamarbër Malltezi: Nuk ka asnjë provë që Berisha ka shkelur ligjin
Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike ka mbërritur në SPAK. Para se të hynte në ambientet e prokurorisë, ku pritet ti komunikohet akuza, Malltezi tha se e gjithë çështja është ngritur nga një kallëzim i rremë i bërë nga Taulant Ballës.
Ai i mohoi akuzat për korrupsion në çështjen “Partizani” dhe tha se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë shkeljet e ligjit nga ai apo nga ish-kryeministri Berisha.
“Pasi hetuan Berishën për 30 vite, bazuar në një kallëzim të rremë të koordinatorit të bandave, Taulant Ballës, pasi mbajnë nën arrest në mënyrë antikushtetuese, liderin e PD-së, rezulton se nuk ka çështje penale, mungon fakti penal. Kjo është një çështje civile e pronarëve të tokës, që zhvilluan pronën e tyre. Nuk ka asnjë zyrtar që të hetohet për një proces të parregullt, sepse të gjithë kanë zbatuar ligjin. Nuk ka asnjë provë që Sali Berisha të ketë shkelur ligjin”,-tha Malltezi.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme në SPAK ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tashmë do të hetohet si person i pandehur për çështjen “Partizani” pasi akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar