Franca do të formojë Qeverinë e re javën e ardhshme
Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po përzgjedh personat që do të jenë ministra në kabinetin që do të udhëheqë.
“Ne do t’i bëjë gjërat në mënyrë metodike dhe serioze”, tha Barnier për gazetarët, duke shtuar se ai do të dëgjojë “të gjithë” në skenën politike, që është e ndarë në tri kampe, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në korrik.
“Ne do të emërojmë një Qeveri javën e ardhshme”, tha ai, shkruan REL.
Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it. Javën e kaluar presidenti francez, Emmanuel Macron, e emëroi atë si zgjedhje kompromisi për të udhëhequr me ekzekutivin e ri.
Në Parlamentin francez nuk ka shumicë të qartë, pas vendimit të Macronit për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare.
Asambleja është gjerësisht e ndarë mes mbështetësve centristë të Macronit, që tashmë kanë bërë aleancë me partinë konservatore të Barnierit dhe aleanca e krahut të majtë, NFP dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë.
NFP-ja ka thënë se do të ngrehë mocion të mosbesimit ndaj çdo ekzekutivi që nuk udhëhiqet nga ta, por kjo aleancë nuk ka arritur të krijojë shumicën në Parlament.
Deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025 dhe Barnier është nën presion që ta krijojë kabinetin qeverisës.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse