“O vlla, më duhet Mondi”- Bardhi i lexon përgjimet e Sky Ramës: Kush ta emëroi….

12 Shtator 2024 | 11:03

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi këtë të enjte interpelancën me kryeministrin Rama, në lidhje me mbetjet që pritet të rikthehen në Portin e Durrësit.

Në fjalën e tij Bardhi hodhi akuza jo vetëm për mbetjet e rrezikshme, por u ndal dhe te situata e krimit në vend. Bardhi akuzoi qeverinë se në krye të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, drejtorin e kanë emëruar bandat kriminale.

Në mbështetje të akuzave të tij Bardhi lexoi në Kuvend dhe përgjimet e aplikacionit SKY ECC, ku një prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit në Shkodër sipas tij, emëron drejtorin e ri të policisë.

“Si ta quajnë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin e Drejtorit të Policisë? Ta them unë kush ta ka emëruar!

Kodi pin i Sky ECC “DGLXJM”: O vlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?

Përgjigjet kodi Sky ECC “7142D9”: Po por kam frikë se nuk e bën

Ndërhyn prapë kodi “DGLXJM”: Mua Mondi më duhet një dimër aty vlla!

Mondi në fakt është drejtori aktual i policisë vendore në Shkodër që u emërua vetëm 1 muaj pasi ky miku i eksponentit në fjalë që është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend, u bë ministër i Brendshëm”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026