Rama përgjigjet për mbetjet toksike: Aludim psikopatologjik, nuk janë të rrezikshme
U mbajt këtë të enjte interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktet e bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.
Në fjalën e tij në Kuvend kryeministri Rama tha se mbetjet janë cilësuar si të rrezikshme jo nga institucionet ndërkombëtare, por nga ato që ai quajti “burime ndotës të Tiranës”.
“Jam këtu sot për t’ju përgjigjur një kërkesë për interpelancë në shfrytëzim abuziv të rregullores dhe të misionit të deputetit pas një serie fletërrufesh dhe shkrepjesh në ajër të disa akuzave malinje për të vazhduar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të panumërta të botës digjitale. E tillë është edhe kërkesa për interpelancë. Burimi i kësaj tjetre telenovele, që u shfaq paralelisht me ngjarjen e Pogradecit, ku i vrari u bë mish i grirë për gojën e pangijshme të politikës së urrejtjes dhe organizmin ripërtypës të tellallëve të saj ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë. Ka dyshime se janë të rrezikshme, pra dyshime nuk ka asnjë provë. Deri më tani ka vetëm dyshime”.
Kryeministri Rama tha se vlen të theksohen disa fakte që tregojnë se mallrat e eksportuara nuk janë të rrezikshme:
“E para a është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të publikuara, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh i rrezikshme. Gjithashtu praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit nga laboratori i një vendi të bashkimit europian i cili konfirmon deklarimin e subjektit. Në të dyja rastet, transportit nga Elbasani drejt Tajlandës dhe atij nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruar janë transportuar nga porti i Durrësit, drejt porteve Europiane me të gjithë dokumentacionin përkatës. Kanë qëndruar dhe janë magazinuar në vendet e Bashkimit Europian ku askush nuk i ka ndaluar. Këto mallra nuk bëjnë pjesë në klasifikimin e mallrave të rrezikshme. Edhe aludimi për mosveprim të amdinistratës portuale apo detare, në rastin më të mirë është alogjik, ose në rastin më të keq, kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i atikuluar jo nga institucionet ndërkombëtare por nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve