“Do kthehen 816 ton mbetje të rrezikshme”- Bardhi interpelancë me Ramën: Kriminale

12 Shtator 2024 | 10:43

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi këtë të enjte interpelancën me kryeministrin Rama, në lidhje me lajmin për rikthimin e 816 ton mbetjesh të rrezikshme në Shqipëri.

Në fjalën e tij Bardhi bëri dhe një rezyme të shkurtër të asaj që ka ndodhur, ku theksoi se mbetjet që pritet të rikthehen në Shqipëri nga Tajlanda, janë okside të rrezikshme të çelikut.

Bardhi tha se ky lloj pluhuri kërkon një trajtim shumë të kushtueshëm dhe ndaj nxirret jashtë nëpërmjet portit të Durrësit.

“Ngarkesa në fjalë sipas organizatave ndërkombëtare ishte pluhur i furrës, një produkt mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike si kromi. Ky lloj pluhuri kërkon trajtim të kushtueshëm dhe ndaj kompanitë që e prodhojnë e transportojnë atë për shkak se përpunimi kërkon shpezime marrramendëse”, tha Bardhi.

Kreu i grupit të PD, kërkoi nga qeveria që të tregojë se kujt i përkasin këto mbetje dhe si kanë mundur të dalin nga Porti i Durrësit.

“Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit.

Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokoloaj sh.p.k e licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjes kanë të bëjnë me fabrikën Kurum.

Në muaj prill nga porti i Durrësit janë nisur për në Kinë disa ton mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen.

Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal.

Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimet kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit, qeveria ta kishte sqaruar menjëherë”, tha Bardhi.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë provë se kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme që mund të kthehen në vend.

Ai tha se duke iu referuar të dhënave dhe dokumentacioneve mbetjet që pritet të kthehen nuk konsiderohen të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026