Vuçiç bisedon për Kosovën me ambasadorin e BE-së në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e bllokut të “kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës”.
“I bëra thirrje BE-së dhe shteteve anëtare që në mënyrë urgjente, përmes angazhimit konkret, të kundërshtojnë arbitraritetin e Prishtinës, që kërcënon sigurinë e popullit serb dhe stabilitetit në mbarë rajonin”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Zyrtarët në Serbi kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për “sulme ndaj serbëve” në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Vuçiç ka deklaruar se për situatën e serbëve kërkohet reagim nga komuniteti ndërkombëtar.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u ngritën pasi autoritetet kosovare në fund të gushtit mbyllën pesë institucione paralele serbe, të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme dhe jokushtetuese.
Serbia i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “persekutimin e serbëve”.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë thënë se veprimet e Kosovës në veri janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, shkruan REL.
Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.
Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta