Vuçiç pas takimit me Lajçak: Brenda 72 orëve përgjigjemi me masa serioze ndaj Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Serbisë, për shkak të “sulmeve substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
Ai ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.
Presidenti serb i ka bërë këto komente pasi është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Përveç me Lajçakun, ai është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Vuçiç ka thënë se Serbia është gjithmonë gati për dialog.
“Mirëpo, Serbia nuk është gati dhe nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”, ka thënë ai duke iu referuar kryeministrit të Kosovës.
Presidenti serb ka thënë se në tetor do të prezantojë para Parlamentit serb “propozime me ndikim të gjerë”.
Pas takimit me Vuçiçin, Lajçak nuk ka folur për mediat.
Ai ka thënë ditë më parë se do të shkojë në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Sa i përket mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, Vuçiç ka thënë se ato janë “veprime ilegale dhe kriminale” të Albin Kurtit, dhe që vendet e QUINT-it i kanë dënuar vetëm me fjalë ato veprime.
Bashkimi Evropian, por edhe vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Italia dhe Gjermania) e kanë kritikuar Kosovën, për ato që i kanë konsideruar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të Kosovës.
Këto kritika kanë ardhur pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe – duke thënë se ato kanë vepruar në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet