“Berishës s’ka shanse t’i zbutet masa”, Manjani: Duhet hetuar për çështje të tjera
Juristi Ylli Manjani e ka cilësuar në Now me Erla Mëhillin si të pamundur lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo sepse sipas tij, praktika ligjore ka treguar që në raste të ngjashme, nuk është zbutur masa e sigurisë, për shkak se gjithmonë zbutja ose jo e saj është në proporcion me akuzat e ngritura ndaj një personi.
Në fjalën e tij Manjani u shpreh se do duhej që Berisha të hetohej për çështje me një peshë më të madhe, si armatosja e shqiptarëve me armë në vitin 1997 apo edhe cështja e Gërdecit, krahasuar me cështjen e kompleksit Partizani, për të cilën ish-kryeministri rezulton pronar legjitim e po quhet padrejtsisht i korruptuar.
“Me praktikën e derisotme nuk ka shanse t’i zbutet masa, nuk ka shanse t’i zbutet asgjë sepse masat e sigurisë lidhen indirekt edhe me akuzën. Pra nëse dikush akuzohet dhe akuza është e rëndë, atëherë shoqërohet edhe më masën e sigurisë. Por gjithmonë masa e sigurisë është proporcionale, sa e rreikshme është lënia e lirë e personit. Nuk jam avokati i Berishës, futem në ata që e kritikojnë ndër vite, do isha shumë i lumtur të hapej çështja e Gërdecit, lufta në 97-ën. Po që ta marrë pronari legjitim tokën dhe ju ta quani të korruptuar, nuk ka kuptim,” –u shpreh Manjani.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni