“Fati” i Manchester Cityt në gjykatë, 115 akuza për parregullsi financiare

13 Shtator 2024 | 13:26

Krahas betejës në fushën e blertë, sic tanimë dihet Manchester City nis një betejë edhe më të madhe, këtë herë me drejtësinë. Kampionët në fuqi të Premier League, kohë më parë u njohën me 115 akuza të cilat rëndojnë mbi ta, sa i përket parregullsive në aspektin financiar. Për këtë gjë përfaqësuesit ligjor të kësaj skuadre do të paraqiten në gjykatë ditën e hënë, ku do tu përgjigjen pyetjeve të hetuesve.

Sipas asaj që mediat britanike raportojnë, Manchester City e ka nisur në 2009-ën shkeljen e cila është konstatuar të vijojë deri në vitin 2018 kryesisht në paga të futbollistëve, stafit, blerje lojtarësh, por dhe shumë të mëdha që vetë pronarët i kanë dërguar në mënyrë të drejtpërdrejt në arkat e klubit. Në këtë periudhë që bëhet fjalë, the cityzens fituan 3 tituj kampionë.

Në akuzat e ngritura nga hetuesit rezulton se Manchester City ka deklaruar paga më të ulëta për anëtarët nga cka ato kanë qenë në të vërtetë, teksa po ashtu nuk ka respektuar rregullat e vendosur nga UEFA. Vendimi i gjykatës do të marrë kohë, e do të ketë ndikim në sezonin e ardhshëm të futbollit, ku në rast dënimi, do të ketë gjobë dhe heqje pikësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026