Dështon takimi i kryenegociatorëve Serbi-Kosovë, Bislimi: Lajçak duhet të reagojë
Serbia e ka refuzuar takimin me kryenegociatorët më 17 shtator të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten e 13 shtatorit zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke i reaguar raportimit të media shtetërore serbe “Tanjug” se pala kosovare refuzoi takimin.
Në një reagim në rrjetin social “X”, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”.
Kryenegociatori i Kosovës e ka ftuar ndërmjetësin për dialogun Miroslav Lajçak “të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”.
Më 6 shtator, Lajçak vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi se është arritur “pajtimi për takimin e radhës” – por nuk dha detaje të tjera. Më pas, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve”.
Por siç ka raportuar “Tanjug”, Serbia ka kërkuar që në diskutim të përfshihet edhe çështja e Urës së Ibrit dhe formimi i Asociacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet