Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Rusinë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin e sigurisë Sergei Shoigu, raportoi media shtetërore më 14 shtator.
Fuqitë perëndimorr e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po i shet municione Rusisë në kundërshtim të sanksioneve, teksa Moska po vazhdon luftën kundër Ukrainës që e ka nisur mbi 30 muaj më parë.
Koreja e Veriut së fundi ka forcuar lidhjet e saj ushtarake me Rusinë, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë të rrallë në Phenian në qershor, kur ai nënshkroi një marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen me Kimin.
Fotografi të publikuara nga media shtetërore verikoreane shfaqën Kimin dhe Shoigun duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur pas përfundimit të takimit të tyre.
Dy zyrtarët i përshkruan bisedimet si “konstruktive” dhe “miqësore”.
Vendndodhja e saktë e këtij takimi nuk është zbuluar, por ekspertët dyshojnë se ata janë takuar në Pallatin Kumsusan në Phenian, ku ishte mirëpritur Putini si dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping.
“Ka pasur një këmbim të pikëpamjeve për thellimin e dialogut strategjik mes dy shteteve dhe forcimit të bashkëpunimit në mbrojtje dhe në interesat e përbashkëta të sigurisë, por edhe për situatën rajonale dhe ndërkombëtare”, raportoi media shtetërore verikoreane.
Lideri verikorean, sipas medias shtetërore, ka “konfirmuar se Qeveria do të zgjerojë bashkëpunimin” me Rusinë, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në qershor me Putinin.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurisë i Rusisë njoftoi se takimi i Shoigut me Kimin do të “ketë kontribut të rëndësishëm në zbatimin” e marrëveshjes së mbrojtjes.
Shoigu u vendos në krye të Këshillit të Sigurisë pasi u largua nga posti i ministrit të Mbrojtjes në maj.
Herën e fundit që ai u takua me Kimin ishte në korrik të vitit të kaluar, kur ai mori pjesë në Phenian në 70-vjetorin e armëpushimit në luftën mes dy Koreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni