“I kemi borxh të madh familjes së tij”-Euronews siguron letrën që ‘fundosi’ Berishën
Euronews Albania ka siguruar dosjen voluminoze hetimore prej 500 faqesh të SPAK që i është vënë në dispozicion ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarber Malltezi.
Në këtë dosje evidentohet dhe një letër e sekuestruar në një studio ligjore të shtetasit Xhimi Begeja (edhe ky i marre i pandehur) e cila evidentohet nga SPAK.
“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantusja ligiore dhe financiare në marrveshjet e kontratat tona… Nuk kam qenë pengesë në asnjë moment të firmosja vetëm ‘letër të bardhë’, sepse e konsideroja veten turp neqoftë se nuk do ju besoja… Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes nuk ka pas dhe as ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar dhe nuk do e shqetësoj kurrë për hallin e madh që na ka zënë, por aq më tepër ne si familje i kemi borxh të madh Familjes Berisha për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë…” (shtetasi Xhimi Begeja, në këte letër falët “Gocë e Familjes” dhe “Familja Berisha” i shkruan me shkronja të mëdha duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha), thotë SPAK.
Ndërkaq, sipas SPAK, me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe me shtetasen Argita Maltezi, vajzen e shtetasit Sali Berisha.
Sipas SPAK, siç edhe rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen, sipas SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni