Festa e koranit në Pogradec, panair i restoranteve me gatime të ndryshme peshku
Pogradeci ka organizuar për herë të parë festën e peshkut Koran, species unike që rritet vetëm në liqenin e Pogradecit.
Kjo periudhë konsiston edhe me pasurimin e liqenit me rasatë të rinj korani. Këtë vit sipas kryetarit të Bashkisë Ilir Xhakolli Pogradeci mbyll sezonin veror për të vijuar me aktivitetet e vjeshtës, ndërsa për Olsi Çekiçin inspektor peshkimi, sasia e koranit që hidhet çdo vit është në rritje, ndryshe nga Ohri që ka vite që nuk bën pasurim.
Organizimi solli si pjesë të tij edhe panairin e restoranteve të cilat shfaqën për publikun dhe të pranishmit gatimet e llojeve të ndryshme të tavave të koranit.
Të shumtë ishin turistët e huaj që ndoqën nga afër këtë festë, ndërsa mbetën të mahnitur nga gatimet e koranit dhe mikpritja që ofrohej. Chiara Costanzo u shpreh e surprizuar nga Pogradeci të cilin e vizitonte për herë të parë.
“Vij nga Katania e Italisë, mbërrita mbrëmjen e kaluar, më pëlqen shumë atmosfera dhe mirësjellja e popullit shqiptar. Në këtë festë provova peshkun koran, i cili është unik në botë, sepse rritet në këtë liqen dhe isha shumë kurioze. Varietetet që ofroheshin këtu më pëlqyen shumë, jeni shumë të sjellshëm dhe jam e mbushur plot nga atmosfera. Ah më pëlqeu shumë edhe rakia”, thotë ajo.
Festivali pati si pjesë edhe vlerësimet për gatimin më të mirë të Koranit, ndërsa ky edicion i parë ishte fillimi i një feste që tashmë do të kthehet në traditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë