Përmbytjet në Çeki, konfirmohet viktima e parë

16 Shtator 2024 | 10:58

Autoritetet në Republikën Çeke konfirmuan viktimën e parë nga përmbytjet që përfshinë këtë vend të Evropës Qendrore. Shefi i policisë, Martin Vondrashek, tha se individi u mbyt në lumin Krasova, në rajonin Moravskosllezski.

Së paku shtatë persona të tjerë figurojnë të zhdukur në Çeki, përfshirë edhe tre, të cilët besohet se ishin bllokuar në një makinë, kur ajo u mor nga një lumë pranë qytetit Jesenik.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të automjetit. Rreth 250.000 familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike, ndërsa në kryeqytetin Pragë, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përmbytjet rreth lumit Volltava.

Kryeministri çek, Petr Fiala, tha se përmbytjet e tilla “ndodhin një herë në shekull”. Shirat e furishëm nisën qysh në fund të javës së kaluar dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Të goditura rëndë nga përmbytjet janë edhe disa zona në Rumani, ku gjatë fundjavës vdiqën gjashtë persona dhe një u zhduk. Si pasojë e përmbytjeve, një person u mbyt edhe në Poloni dhe një tjetër në Austri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026