“Rilind” Barcelona, kryeson La Liga-n me të gjitha fitore

16 Shtator 2024 | 11:16

Barcelona e këtij sezoni ka rilindur e për këtë ka një meritë të padiskutueshme trajneri Hansi Flick, i cili i ka shtyrë blaugranët drejt fitores së 5-të në po aq javë. Të dielën ishte radha e Gironës që të mposhtej në shtëpi, duke pësuar një poker golash. Në fraksionin e parë ishte Yamal me dopietë, e pas tij Olmo e Pedri, ndërsa vendësit gjetën golin e vetëm me uruguaianin Stuani. Triumfi i pestë radhazi për katalanasit të cilët i japin një mesazh në distancë Los Blancos sa i përket garës për titull.

Në mbrëmje ishte Atletico e Madridit e cila mori një fitore pa shumë mundim ndaj Valencias. Në Wanda Metropolitano, të besuarit e Simeones zhvilluan një paraqitje pozitive, duke shënuar në minutën e 39’ me Callagher. Me nisjen e pjesës së dytë ishte ylli francez Antoine Griezmann e në mbyllje Julian Alvarez, që vulosën triumfin 3-0.

E diela rezervoi fitore dhe për Bilbaon e Celta Vigon, ndërsa të shtunën Reali i Madridit likujdoi Sociedadin. Kreu i tabelës i takon Barcelonës, e më pas me nga 11 pikë secila vijnë Real Madrid, Atletico e Villareal.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026