Dështon iniciativa për arsimin, 1 program studimi prioritar zgjedhur nga 4 studentë
Ndryshe nga një vit më parë ku universiteti i Korçës kishte 10 programe studimi prioritare, këtë vit do të ketë vetëm një, e cila ndodhet në fakultetin e bujqësisë me vetëm 4 kuota studentësh.
Ky program studimi i vendosur si prioritar dhe përfitues i bursës është inxhinieria agronomike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i kurrikulave pranë këtij universiteti Artur Prifti.
“Nëpërmjet një shkrese zyrtare na është njoftuar që për një program studimi do të ketë 4 kuota, pra 4 studentë që do të përfitojnë pagën minimale prej 400 mijë lek te vjetra. Për programet e tjera nuk jemi njoftuar, do presim në vijim për njoftime”, tha Prifti.
Sipas Priftit, këtë vit akademik për herë të parë në historinë të këtij universiteti do të ketë një program studimi të përbashkët me universitetin politeknik të Tiranës, atë të inxhinieri informatike.
“Për këtë vit është programi i ri inxhinieri informatike, është program i përbashkët me universitetin e Tiranës, ka goxha interes, do plotësohet 100 besoj me raundin e dytë, ndryshe nga vitet e tjera këto programe janë në rrugë të mirë. Programi inxhinieri informatike përfshin pedagogë nga dy universitetet, në përfundim të dy viteve të para, studentet më notë me të mira, do marrin diplomë të dyfishtë”, u shpreh ai.
Që në vitin 2022, Ministria e Arsimit ndërmori iniciativën për të mbështetur me bursë maturantët që do të zgjidhnin programet prioritare si bujqësia, mësuesia apo edhe disa degë të inxhinierisë, por fakti tregon se kjo nismë nuk rezultoi pozitive.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet