Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur

16 Shtator 2024 | 18:54

Perlat e muzikës turke u prezantuan në një koncert në Durrës në Teatrin e “Aleksandër Moisiu”.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionier në fushën e kompozimit të muzikes turke, u interprentuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar.

Pjesët muzikore përfshin melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

“Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke,  jam mes qytetarëve të Durrësit. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq,”-u shpreh ambasadori turk.

Ndërsa violinisti Murat Anil Erginol u shpreh se kultura turke ka ngjashmëri me popujt e Ballkanit, ndërsa theksoi se në Shqipëri ndihet si në shtëpi.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju,” –tha violinisti.

Koncertet erdhën në kuadër të javës kulturore turke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026