Filmi “Pikë uji” i Robert Budinës provokon shoqërinë shqiptare

9 Shtator 2024 | 19:48

“Pikë uji”, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit shqiptar Robert Budina u shfaq për herë të parë këtë të hënë në kinema Milenium.

Filmi nuk paraqet thjeshtë një thriller të ngjizur nga fantazia e një artisti, por një histori dramatike që na sfidon të përballemi me thelbin e problematikës së shoqërisë që po jetojmë.

Aida, personazhi kryesor, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit të Pogradecit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture.

Regjisori Robert Budina tregoi se përse zgjodhi këtë tematikë.

“Jemi përpjekur t’i thërrasim ndërgjegjes, njerëzve, të prekim shpirtra. Të gjithë ne kemi probleme të mëdha, prandaj e kam bërë filmi. Kemi probleme me mënyrën se si raportohet e vërteta. Mendoj se arti është mënyra më e mirë. Kisha ku ne mund të falemi. Ajo që më ka frymëzuar është fakti se këta njerëz i kam njohur dhe ndryshe janë në pozicione drejtuese dhe ndryshe janë në pozicionin e pushtetarëve”, u shpreh Budina.

Ndërsa producentja e filmit tha se në këtë film përfshihen të gjitha tematikat me të cilat përballet sot shoqëria jonë.

“Ky film ka ardhur si një refleksion i joni duke rritur dy adoleshent dhe gjithë sfidat që jemi përballur, mënyra si jemi keqtrajtuar dhe si rezultat i një bullizmi shumë të madh që shoqëria na ka shpërfaqur në mënyrë sistematike”, tha producentja Sabina Kodra.

Filmi nuk mbyllet në mënyrën tradicionale, ku vesi dënohet dhe virtyti lartësohet pasi drejtësia vendoset më në fund.

Pas premierës më 12 shtator, filmi “Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kinematë e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Producentja tha se kanë dërguar kërkesën për të qenë përfaqësuesit e Shqipërisë në OSCAR, ndërsa filmi deri më tani është pranuar në dy festivale prestigjioze të cilat ende nuk janë bërë publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026