Nis magjia e sezonit të ri të Champions League, spikat dueli Milan-Liverpool
Magjia e Champions League rikthehet këtë të martë, ku kompeticioni më i madh për klube në Evropë ngre siparin. 36 skuadra në total të cilat luftojnë për trofeun më të lakmuar, ndërsa në ditën e parë të garës luhen 6 përballje. Me formatin e ri, ndeshejt do të shtrihen në 3 ditë, e martë, e mërkurë dhe e enjte në dy orare 18:45 dhe 21:00.
Dueli më interesant i mbrëmjes është padyshim ai ku në fushë zbresin 13 trofe Championsi, Milan-Liverpool. Me interes pritet po ashtu dhe nisja e rrugëtimit për rekordmenët e Realit të Madridit që sfidohen nga Stuttgart. Në këtë garë të re, skuadrat janë të renditura nga e para tek e 36a e nga sot nis grumbullimi i pikëve, i cili do ti ndihmojë ekipet që të sigurojnë kalimin më tej.
Pas humbjes në kampionat, Liverpooli i Slot kërkon që ta nisë mbarë Championsin, teksa në anën tjetër, Milani vjen në superformë pas atij shpërthimi ndaj Venecias. Reali nuk ka nevojë për shumë koment, padyshim favorite kryesor për të fituar trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve, ndërsa Stuttgart është ndër ekipet me ecurinë më pozitive të viteve të fundit në Bundesligë.
Juventusi rikthehet pas pezullimit 1 vjeçar në garë ku pret në shtëpi PSV, ndërsa paralelilsht luhet dhe Young Boys-Aston Villa. Në orën 21 në fushë zbret dhe Bayerni i Mynihut që luan me Dinamo Zagreb në shtëpi si dhe dueli Sporting Lisbon-Lille.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride