I vihet zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës në veri
Një shtëpie në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut – zonë e banuar me shumicë serbe – iu vu zjarri në orët e para të së martës, bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i cili tha se zjarri është fikur nga patrulla dhe se dëme ka pësuar dera e hyrjes së shtëpisë.
“Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrëvënie dhe se ky zjarr është shkaktuar nga një koktej i molotovit”, tha Elshani, duke shtuar se policia është duke punuar në ndriçimin e rastit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike.
Ai akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për, siç tha, nxitje të mosdurimit etnik.
Sipas tij, Vuçiq “ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij” dhe “ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”.
Atje, prej vitesh, kanë funksionuar struktura paralele të Serbisë.
Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur disa prej tyre, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës.
Ky veprim është dënuar nga Beogradi zyrtar, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka cilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Ajo kërkon nga Kosova që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Qeveria e Kosovës thotë se veprimet e saj kanë për qëllim shtrirjen e rendit dhe ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta