Më shumë siguri për fëmijët në Instagram, çfarë parashikojnë rregullat e reja

17 Shtator 2024 | 15:17

Përdoruesit e Instagramit të cilët janë nën moshën 18 vjeç, do mund të logohen në një  “llogari adoleshente” automatike me veçori më të rrepta të privatësisë, njoftoi të martën platforma e mediave sociale, pasi kompanitë e mediave sociale janë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes për sigurinë për të miturit.

Kompania në pronësi të Meta tha se mbrojtja e sigurisë e bën të detyrueshëm miratimin prindëror për disa veçori. Gjithashtu do t’i bëjë profilet e adoleshentëve automatikisht private, me më pak akses në përmbajtjet që konsiderohen të ndjeshme dhe veçori për të kufizuar kohën para ekranit.

Për herë të parë, çdo 15 vjeçar ose më i ri do të ketë nevojë për lejen e prindit ose kujdestarit për të hequr dorë nga cilësimet më kufizuese. Por 16-17-vjeçarët nuk do të kenë nevojë për miratimin e prindërve për ta bërë këtë.

“Kjo përvojë e re është krijuar për të mbështetur më mirë prindërit dhe për t’u dhënë atyre paqe mendore se adoleshentët e tyre janë të sigurt me mbrojtjen e duhur në vend,” tha Instagram në një postim në blog.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026